Bayern Munich-Real Madrid është një klasike e futbollit evropian, një beteje totale mes dy klubeve që kanë ndarë të shkuarën, kanë ndarë trofetë, ndërsa shorti bëri që rrugët e tyre të përplasen sërish, këtë herë në fazën gjysmëfinale. Kjo është një sfidë që premton spektakël, një ndeshje që e presin me padurim jo vetëm tifozët, por edhe lojtarët. Një prej tyre është edhe Jamal Musiala, me talentin e Bayern që do të luajë një nga sfidat më të rëndësishme në karrierën e tij të re, ndërsa përballë do të ketë edhe mikun e tij Jude Bellingham:

“Mezi po e pres sfidën me Real Madrid. Do të përballen dy nga skuadrat më të mira në Evropë, do të jenë sfida të rëndësishme. Unë dhe Jude kemi qenë shokë dhome për shumë vite, kemi luajtur disa ndeshje bashkë, që atëherë jemi miq të mirë. Jam i lumtur që gjërat po i shkojnë mirë. Unë dhe Jude gjithnjë kemi ëndërruar për ndeshja të tilla”, u shpreh ndër të tjera Musiala.

Marca
Marca

Bayern-Real është një sfidë speciale edhe për lojtarë si Toni Kroos, Alaba, apo edhe vetë Ancelotti, ikona të futbollit që në të kaluarën kanë qenë pjesë e Bayern Munich. Jo vetëm e shkuara, edhe e tashmja i bashkon sërish, pasi Real Madrid ka shfaqur interesim për talente si Musila apo Davies.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb