Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, dha dje lajmin se ka vendosur të ngrijë pasurinë e tre oligarkëve rusë, si dhe pesë bankave të mëdha në Rusi, pas vendimit të Presidentit Vladimir Putin për të urdhëruar hyrjen e trupave në Ukrainë.

Por, kush janë tre miliarderët, që sanksionoi kryeministri Johnson, dhe lidhjet e tyre të ngushta me Putinin:

Gennady Timchenko, 69 vjeç, kontrollon Volga Group, një firmë investimi me bazë në Rusi, me interesa në bizneset e energjisë, transportit dhe ndërtimit. Pronat e tij më të mëdha përfshijnë aksione të mëdha në prodhuesin publik të gazit natyror Novatek dhe prodhuesin e kimikateve Sibur. Ai shiti një aksion në firmën tregtare të naftës Gunvor Group përpara se të përballej me sanksionet e SHBA-së për aneksimin e Krimesë nga Rusia në 2014.

Djali i një oficeri ushtarak sovjetik, Timchenko u takua dhe u miqësua me Vladimir Putin në Shën Petersburg gjatë fillimit të viteve 1990. Putin përfundimisht u bë kryetar i një klubi xhudo që Timchenko bashkëthemeloi dhe tani është president i Federatës Ruse.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Timchenko ka një vlerë neto prej rreth 16 miliardë dollarë, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.

Përveç Gennady Timchenkos, konsullit të nderit të Serbisë në Shën Pjetërburg, Britania u vendosi sanksione edhe dy kushërinjve Rotenberg.

Boris Rotenberg ka qenë dikur shok skuadre në xhudo me Putin dhe është një prej miliarderëve të goditur nga sanksionet britanike. Bashkëpronarit të SMP Bank dhe nipit të tij, Igor, iu ngrinë asetet në Britani, pas vendimit të Putin për të dërguar trupa në Ukrainë.

Nga miqësia me Putin, Boris Rotenberg përfitoi kontrata të mëdha në bizneset e gazit dhe energjisë elektrike, pas rënies së komunizmit në Rusi, shkruajnë mediat britanike. Nipi i tij, Igor, u bë miliarder pasi mori disa fonde investimesh nga babai i tij Arkady. Ndërsa Timchenko është njeriu i gjashtë më i pasur në Rusi.

Boris Rotenberg ka një pasuri neto prej rreth 1 miliard dollarë, sipas indeksit të pasurisë së Bloomberg, ndërsa i vëllai Arkady është 2.1 miliardë dollarë.

Arkady dhe Boris Rotenberg kanë në pronësi edhe grupin Stroygazmontazh (SGM), kompaninë më të madhe ruse të prodhimit të gazsjellësve. Në vitin 2017, “Forbes” vlerësoi se pasuria e tyre ishte 2,5 miliardë dollarë, por mund të jetë pakësuar pasi ndaj të dyve janë vendosur sanksione nga Shtetet e Bashkuara në vitin 2014, pas aneksimit të Krimesë nga Rusia.

Marrëdhënie e tyre me Putin daton që nga viti 1963, kur iu bashkuan një klubi të arteve marciale. Në vitin 1978, Arkady është bërë edhe trajner xhudoje.
Që prej shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 19991, qindra miliarda dollarë janë investuar nga Rusia drejt Perëndimit, por Londra ka qenë gjithmonë qyteti i preferuar i oligarkëve rusë.

Djali i madh i Arkady, Igor Rotenberg, 48 vjeç, zotëron një aksion në kompaninë e shpimit Gazprom Bureniye dhe operatorin e sistemit me pagesë Platon. Babai i tij, i cili filloi të praktikonte xhudo me Putinin kur ishin të dy adoleshentë, shiti Stroygazmontazh në vitin 2019 për rreth 1.3 miliardë dollarë.

Edhe përpara se Mbretëria e Bashkuar të shpallte sanksione ndaj familjes Rotenberg dhe Timchenko — si dhe vendosjen e kufizimeve në pesë banka — super të pasurit e Rusisë tashmë po prekeshin financiarisht nga situata në Ukrainë.

Miliarderët rusë në mesin e 500 të pasurve më të mëdha në botë kanë humbur 35 miliardë dollarë në pasuri të kombinuar këtë vit, me Timchenko që përbën pothuajse një të pestën e totalit, sipas indeksit të Bloomberg.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb