Miqësia e ngushtë e Kate Moss me piktorin legjendar dhe nipin e Sigmund Freud, Lucian, po shndërrohet në një film, me regji të James Lucas dhe prodhuar nga ajo.

I titulluar “Moss & Freud”, filmi, i cili ka mbështetjen e “Lucian Freud Archive”, është në proces produksioni dhe sipas Guardian, Moss ka ndihmuar në zgjedhjen e aktores Ellie Bamber për rolin e saj. Lucian Freud do të interpretohet nga aktori Derek Jacobi.

“Meqenëse kjo është një histori e imja kaq personale, ishte e nevojshme të përfshihesha në të gjitha aspektet me zhvillimin e projektit. Jam i emocionuar për kastin e fundit dhe se filmi do të fillojë së shpejti xhirimet”, tha Moss.

Në kohën kur të dy u miqësuan, Kate Moss ishte shtatzënë. Siç kishte treguar modelja në një intervistë në vitin 2000 në revistën Dazed, dëshira e saj ishte të pozonte për piktorin e madh britanik.

Megjithatë, në moshën 80-vjeçare ai kishte marrë vendimin që të mos punonte më kurrë për portretet e të famshmëve. Por kur lexoi intervistën e saj, ai vendosi të vizatonte një portret nudo të modeles ndërsa ajo ishte shtatzënë.

Për nëntë muaj, Moss vizitonte shtëpinë e tij çdo ditë nga ora 7 pasdite deri në 2 të mëngjesit. “Ishte një nder të pozoja për Lucian. Ishte një përvojë e mrekullueshme”, tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb