Vllaznia ka triumfuar me shifrat e thella 5-0 në ndeshjen miqësore ndaj ekipit U19 ku ekipi i drejtuar nga trajneri i ri Auron Miloti e dominoi totalisht.

Pjesa e parë e ndeshjes miqësore u mbyll me rezultatin 2-0, falë dy golave të realizuar nga sulmuesi Ardit Hoxhaj. Në pjesën e dytë trajneri Miloti aktivizoi Balaj, Latifi, Vulaj dhe Heriç. Bekim Balaj shënoi dy gola të tjerë dhe gjithashtu edhhe Kristijan Vulaj.

Kjo periudhë pushimi për skuadrat e Superligës kërkohet të shfrytëzohet në maksimum për të mbajtur në formë skuadrën. Vllaznia kërkon të mbyllë sezonin në elitë në mënyrën më të mirë të mundshme, me grupin që është mjaft i fortë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb