Pritej një reagim pas asaj humbjeje turpëruese ndaj Kosovës, por sot Shqipëria në sfidën ndaj Ukrainës ka vërtetuar se ekipi ka mjaft probleme. Kuqezinjtë në testin e dytë miqësor janë mundur me rezultatin e thellë 1-4.

Ndeshja nisi në mënyrë të barabartë për të dy ekipet, me Shqipërinë që humbi një rast të pastër me Lenjanin, para se Konopianka të zhbllokonte takimin në minutën e 31-t.

Më pas Shqipëria duket sikur ‘fiket’ pasi deri në fundin e pjesës së parë skuadra e Shevçenkos do shënonte edhe dy herë të tjera. Goli i nderit për kuqezinjtë do të vinte në minutën e 88-t, me Ndojin që e bën sefte me fanellën kuqezi.

Gjithsesi pas 2 minutash Konopianka do të shënonte të katërtin për Ulrainën dhe njëkohësisht golin i cili vulosi takimin.

Shqipëri 1-4 Ukrainë

88′ Ndoji/ 31′, 45+1′, 90′ Konopianka, 35′ Jarmolenko

Minutë pas minute

90+1′ Mbyllet takimi

90′ Konopianka shënon golin e katërt për Ukrainën

88′ Emanuel Ndoji shënon golin e parë për Shqipërinë ndaj Ukrainës dhe të parin për të me fanellën kuqezi

Ndoji – Gol on Vidnews.

83′ Berisha shpëton Shqipërinë nga goli i katërt. Portieri bën një pritje spektakolare pas një goditje dënimi të kundërshtarëve të ekzekutuar nga Konopianka

80′ Moment i rrezikshën në portën e Ukrainëas pas një topi të kthyer prapa, por portieri largon në limite.

78′ Minuta të qeta, dy skuadrat më shumë luajnë në mesfushë, mungojnë rastet e rrezikshme

65′ Tjetër zëvendësim për Shqipërinë. Largohet Sabien Lilaj, në lojë Arlind Ajeti

57′ Tenton Shqipëri me Lilajn, por topi shkon shumë pranë shtyllës

57′ Largohet Manaj, ne vendin e tij Sokol Cikalleshi

53′ Lilaj dodet bukur jashtë zone, por topi shkon ngjitur me shtyllën e majtë

51′ Seneznov ka një mundësi shumë të mirë në hyrje të zonës pas një pase të Jarmaonenko, por topi i goditur devijohet dhe përfundon pak mbi portë

47′ Mundësi e mirë për Shqipërinë, por Ndoji brenda zones godet keq

Jarmolenko – Goli i dyte on Vidnews.

46′ Nis pjesa e dytë. Dy zëvendësime te Shqipëria, Memolla merr vendin e Odise Roshit, ndërsa Balaj të Lenjanit

45+2′ Përfundon pjesa e parë

45+1′ Gol Ukraina. Një top nga mesfusha kap në befasi mbrojtjen. Disa pasa dhe Jarmolenko shënon golin e tretë

39’ Shumë pranë golit të tretë Ukraina, por Berisha shpëton këtë herë portën

35’ GOL. Jarmolenko ndëshkon sërish Shqipërinë, Mbrojtja vazhdon të jetë në gjumë

Jarmolenko – Gol on Vidnews.

33′ Reagon Shqipëria. Manaj ekzekuton një goditje dënimi në hyrje të zonës, por topi përplaset në murë

31′ GOL. Pas një tentative të dobët të Gjimshitit për t’i larguar topin, Jarmolenko pason në zonë për Konopiankan, i cili nuk fal duke kaluar në avantazh Ukrainën.

Konoplianka – Gol on Vidnews.

29′ Pas një këmbëngulje të Manajt, topi shkon te Roshi që godet, por në mënyrë të gabuar

26′ Largohet i dëmtuar Ylber Ramadani, në lojë mesfushori tjetër Kamer Qaka

22′ Ka një ndërprerje të takimit për t’u freskuar

19′ Jarmolenko mer një top në zonë dhe godet në mënyrë të befasishme, por topi përfundon jashtë kuadratit. Ukraina pranë golit

16′ Konopianka bën ç’të dojë në krahun e majtë, më pas ngjitet në të djathtë, godet, por fatmirësisht topi devijohet

11′ Pas një goditje këndi godet Mavraj me kokë por topi përfundon pak mbi traun e portës

Gjuajtja e Mavrajt on Vidnews.

8′ Kundërpërgjigjet menjëherë Ukraina, jarmolenko i afrohet shumë golit, por Hysaj largon topin

6′ Hysaj ka dhënë një top shumë të bukur për Lenjanin i cili del përballë portierit i pashqetësuar, por nuk arrin dot të dërgojë topin në portë. Gjuajtje e pasaktë

Lenjani on Vidnews.

4′ Ukraina rrezikon e para, pas një krosi në zonë godet Burda por topi përfundon jashtë kuadratit

1′ Nis takimi, topin e parë e luajnë ukrainasit

Shqipëria pas sfidës me Kosovën do të luajë sot në Francë, në orën 16:00 takimin e dytë miqësor, këtë herë kundër Ukrainës.

Ekipi i drejtuar nga Panucci do të ketë mundësinë të tregojë se ajo humbje ndaj Kosovës ishte një përgjumje si pasojë e fundsezonit, ose në të kundërt një tjetër rezultat negativ do t’i shtonte shumë më shumë pikëpyetjet për të ardhmen nën drejtimin e italianit.

Formacioni i zgjedhur sot në fushë ka disa ndryshime nga ai i pak ditëve më parë. Në çdo repart ka ndryshime dhe duket se Panucci ka dashur t’i shtojë më shumë eksperiencë ekipit. Në majën e sulmit sot nga minuta e parë do të jetë Rei Manaj.

Formacioni i Shqipërisë: Berisha, Hysaj, Mavraj, Gjimshiti, Veseli, Lilaj, Roshi, Lenjani, Ndoji, Ramadani, Manaj.

Trajner: Panuçi

Ukraina: Lunin, Butko, Krivtsov, Burda, Sobol, Marlos, Zinçenko, Malinovski, Jarmolenko, Besedin, Konoplianka.

Trajner: A. Shevçenko

(e.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb