Vllaznia u mund me rezultatin 2-0 nga Petroluli. Skuadra rumune e vendosi miqësoren me dy gola në pjesën e parë.

Kjo pritet të jetë sfida e fundit miqësore në kuadër të përgatitjeve për Europën. Kuqeblutë do të kthehen në Shkodër për të vijuar me përgatitjet e fundit për përballjen ndaj Daugavpils.

Takimi i sotëm miqësor për skuadrën e Martinit erdhi pas atij me Olimpija Ljubjanën. Në të dyja ndeshjet nuk u gjet rrjeta nga kuqeblutë, ndërsa u pësuan 6 gola.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb