Humbja e peshës së fundit e Morgan Freeman ka shkaktuar shqetësim. Aktori i njohur është 12 kilogramë më i dobët, gjë që ka shqetësuar miqtë dhe të afërmin e tij.

Sipas RadarOnline, nuk ishte normale as paraqitja e tij në eventin e Oceana’s SeaChange, ku u nderua për kontributin e tij në ruajtjen e oqeanit. Sipas publikimit, aktori po ecte sikur ishte gati të binte.

Por para kësaj, aktorit iu desh të anulonte udhëtimin e tij në Britaninë e Madhe për ‘Special Ops: Lioness’ për shkak të një infeksioni ngjitës, nga i cili po shërohet.

  • foto galeri

Siç thotë një mik i tij për RadarOnline: “Morgan është ende një nga njerëzit më punëtorë në Hollywood. Por i gjori ka dhimbje të pabesueshme dhe mezi ecën, ka vështirësi të ngrihet nga karrigia, madje edhe të lëvizë krahët. Ai vuan kryesisht në heshtje. Shumicën e kohës ai ndihet i lodhur”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb