Me shumë energji e humor, Mira Palkola është kthyer në shqiptaren më të njohur në New York. Ajo poston video nga jeta e përditshme bashkë më të shoqin Ninon. E veçanta e këtij çifti është thjeshtësia dhe origjinaliteti me të cilin paraqiten në rrjet.

Ata preferojnë të qeshin e trishtohen, këndojnë e kalojnë momente të caktuara pa qenë nevoja për “t’u dukur bukur” për shkak të ekspozuarit në publik. Në një lidhje direkte me “Skype” me emisionin “Vila24”, moderuar nga Androniki Kolka, çifti Pepkola shprehen se videot i kalojnë në rrjet për të treguar se si jetohet realisht në shtëpitë e gjithkujt, pa qenë nevoja të shtojnë shumë “lulka”. Energjia e Mirës dhe spontaniteti e ka bërë atë të jetë e pëlqyer nga shumë ndjekës.

E pyetur se si ajo mundet të jetë aq vitale dhe e qeshur gjithë kohës, Mira thotë se kjo është kërkesë normale si nënë e grua për të sjellë gjallëri në shtëpi. Ata flasin për mënyrën si janë njohur dhe si e sigurojnë jetësen në SHBA. Gjatë bisedës këndojnë për të vërtetuar se tashmë nuk kanë më asnjë kompleks me kameran, duke krijuar shumë alegri në emisionin e mëngjesit në TV “News24”.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: