Një akt normativ është miratuar nga Këshilli i Ministrave për kushtet e nevojës së emergjencës dhe shkon në ndihmë të bizneseve që sigurojnë mallra me shumicë.

Është shoqëruar me debate mbledhja e radhës në Komisionin e Ligjeve. Kreut i Grupit Parlamentar Enkelejd Alibeaj ka ngritur shqetësimin për miratimin sipas tij me urgjencë të aktit normativ për çmimet.

Alibeaj tha se nëse qeveria do të ishte e përgjegjshme dhe do të donte të ndihmonte biznesin atëherë duhet të rrisë konsumin.

Nga ana e saj Klotilda Bushka tha se taksat për biznesin e  vogël është zero.

Pandi: E dimë që çmimet janë rritur. Unë uroj që ju të dilni sa më shpejt në pushtet dhe t’ja dilni mbanë kësaj situate.

Alibeaj: Ky është një akt normativ, i miratuar në shpejtësi. Ta shohësh në pamje të parë duket që qeveria kërkon të ndihmojë biznesin e vogël, por nuk është kështu. Synimi duhet të ishte ndihma ndaj konsumatorit. Çmimet kanë shkuar në qiell…s’kamja ka shkuar në maksimum. Mallra në treg ka , nuk janë bosh. Një qeveri e përgjegjshme duhet të ulë taksat. Nëse do të ndihmosh biznesin duhet të rrisësh konsumin.

Bushka: Thoni rajoni i ka ulur dhe ne jo, shkoni dhe shihni. Taksat për biznesin e vogël i kemi zero. Lërini këto retorika politike se i kanë vlerësuar qytetarët kur ju kanë lënë ju në një cep në opozitë. Jeni përfaqësues të zhurmës, por kjo qeveri do të jetë e përgjegjshme përpara qytetarëve

Nuk ka sqarim vote, e keni penalitet për sjelljen e pahijshme që bëni. Kur flasim ne ju ngriheni në këmbë sikur jeni në pyll këtu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb