TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Twitter, pas miratimit të projekt ligjit për lojërat e fatit nga Komisioni i Ekonomisë.

Kryeministri Edi Rama thotë se tashmë projekt ligji kalon në Komisionin e Ligjeve dhe të enjten votohet në Kuvend. Sipas kryeministrit, miratimi i pr.ligjit për lojërat e fatit është një mesazh i qartë ndaj krimit të organizuar.

FLM deputetëve të Komisionit të Ekonomisë e Financave, për mbështetjen me votën sot të projekt-ligjit për ndalimin e bixhozit!Tani në Komisionin e Ligjeve dhe të enjten të gjithë në KuvendPër nënat e gratë në radhë të parëDhe për një mesazh të qartë krimit të organizuar”-ka shkruar kryeministri Edi Rama.

Pas miratimit në Kuvend ditën e enjte, ligji për lojërat e fatit do të nisë zbatimin në 1 janar të vitit 2019 me mbylljen e të gjitha pikave të basteve dhe kazinove në vend, duke i lejuar vetëm në hotele me 5 yje.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb