Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka reaguar për miratimin e propozimit francez nga Parlamenti maqedonas, akt ky që hap rrugën për çeljen e negociatave për Shkupin dhe Tiranën.

Me anë të një postimi në Facebook, Pendarovski tha vendimi nuk ishte i lehtë por se ai zhbllokonte procesin integrues.

“Vendimi i marrë sot nga qeveria dhe Parlamenti, nënkupton mbështetje për axhendën europiane të vendit.

Vendimet nuk ishin të lehta për tu marrë, por ato do të mundësojnë zhbllokimin e integrimit europian dhe zbatimin e procesit të nevojshëm të shqyrtimit.

Tani është koha që Europa të veprojë, pa vonesa”, shkroi presidenti.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb