TIRANE– Enti Rregullator i Ujit ka marrë vendimin për miratimin e tarifave të reja të ujit në Tiranë, ku ka një rritje të çmimit nga 45 lekë për m3, në 65 lekë/m3. Sipas njoftimit të ERRU, tarifa për ujin për klientët familjarë është 65 lekë/m3, ndërsa për klientë publikë 14 lekë/m3. Për klientët  privatë tarifa është 155 lekë/m3 dhe për prodhim pijesh dhe pishina, tarifa e ujit është 170 lekë/m3. Vendimi për tarifat e reja të ujit hyn në fuqi në 1 janar 2018.

VENDIMI PËR MIRATIMIN E TARIFAVE TË SHËRBIMIT TË FURNIZIMIT ME UJË DHE LARGIMIT TË UJËRAVE TË NDOTURA PËR SHOQËRINË UJËSJELLËS KANALIZIME TIRANË:

Në mbështetje të nenit 14 dhe 21, të ligjit nr. 8102 datë 28.03.1996 “Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura”, i ndryshuar, vendimit të Komisionit Kombëtar Rregullator nr. 39, datë 09.12.2015 “Për miratimin e politikës tarifore për shërbimin e furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura”, vendimit të Komisionit Kombëtar Rregullator nr. 40, datë 09.12 2015

“Për miratimin e dokumentacionit mbështetës për miratimin e tarifave për shërbimin e furnizimit me ujë, largimin e përpunimin e ujërave të ndotura”, vendimit të Komisionit Kombëtar Rregullator nr. 41, datë 09.12. 2015 “Për miratimin e procesit të miratimit të tarifave për shërbimin e furnizimit me ujë, largimin e përpunimin e ujërave të ndotura” dhe vendimit të Komisionit Kombëtar Rregullator nr. 42, datë 09.12.2015 “Për miratimin e metodologjisë për vendosjen e tarifave për shërbimin e furnizimit me ujë dhe largim e përpunimin e ujërave të ndotura”, Komisioni Kombëtar Rregullator,

VENDOSI:

1. Miratimin e tarifave për shoqërinë Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a si më poshtë:
Screenshot-2017-11-14-Vendim_47_2017_UK_Tirane-pdf
Screenshot-2017-11-14-Vendim_47_2017_UK_Tirane-pdf1
Screenshot-2017-11-14-Vendim_47_2017_UK_Tirane-pdf2

2-Pagesa rregullatore vjetore për shoqërinë Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a do të jetë 0.6 % e të ardhurave vjetore të parashikuara nga aktiviteti

3-Vendimi i Komisionit Kombëtar Rregullator nr. 40, datë 22.12.2011 “Për miratimin e tarifave të ujit për konsum publik për Sha UK Tiranë” shfuqizohet.

4-Ky vendim hyn në fuqi më 01.01.2018 dhe është i vlefshëm deri në miratimin e tarifave të reja.

(d,d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: