Miratohet me 76 vota pro projektligji për Buxhetin 2022. Mësohet se ky projektligji ka marrë 52 vota kundër në Kuvend.

Pas 48 orësh debat në Kuvend, ky projektbuxhet i mazhorancës nuk mori asnjë abstenim.

Po ashtu Kuvendi miratoi edhe disa ligje të tjera, konkretisht:

Gjithashtu Kuvendi ka miratuar edhe disa ligje të tjera të cilët janë si më poshtë:

-Projektligj “Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””. 76 pro, 52 kundër, 0 abstenim

-Projektligj “Për disa shtesa në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare” të ndryshuar””. 76 pro, 52 kundër, 0 abstenim

-Projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat” të ndryshuar””. 76 pro, 52 kundër, 0 abstenim

-Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””. 76 pro, 52 kundër, 0 abstenim

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: