Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi sot, me 145 vota pro, 5 kundër dhe 6 abstenime, projektrezolutën A/80/L.2/Rev.1 lidhur me pjesëmarrjen e Shtetit të Palestinës në Punimet e Sesionit të 80-të.

Izraeli, Shtetet e Bashkuara, Republika e Palaut, Paraguai dhe Nauruja votuan kundër.

Gjashtë vende abstenuan, Shqipëria, Hungaria, Maqedonia e Veriut, Fixhi, Papua Guinea e Re dhe Panamaja, ndërsa shumica dërrmuese e shteteve anëtare mbështetën propozimin.

Rezoluta, e miratuar me shumicë të gjerë, bën thirrje për përmbysjen e vendimit të SHBA-së dhe përbën një deklaratë të rëndësishme politike për të forcuar pozicionin e Palestinës në OKB, mes diskutimeve të vazhdueshme ndërkombëtare mbi zgjidhjen e paqes në Lindjen e Mesme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb