Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Malaj, ka reaguar për uzurpimin me forcë nga Policia e Shtetit ambientet e News24 dhe grupit mediatik “Focus Group”.

Ishte Malaj që miratoi në vitin 2003 dhënien me qira afatgjatë të këtij grupi mediatik dhe sot ai e mbron me forcë këtë vendim të tij, pasi ishte një projekt në dobi të medias.

Malaj e cilëson ndërhyrjen brutale të shtetit risk që vjen në rritje nga pushteti absolut. Ish-ministri është i mendimit që ka 100 opsione ligjore lehtësuese për mosmbylljen arbitrare të një media misionare në tranzicionin tonë.

Reagimi i Arben Malajt

Kur në vitin 2003, grupi mediatik i Carlo Bolinos më paraqiti kërkesën për marrjen me qira të këtyre ambienteve, pasi drejtoria përkatëse e gjente të ligjshme kërkesën, pa asnjë hezitim dhe pa asnjë kushtëzim, si ministër i Ekonomisë, miratova dhënien me qira afatgjatë.

Ky ishte rasti i dytë pas miratimit të kërkesës së regjizorit të talentuar, me profil të lartë nderkombetare e promovues të vendit tonë Kujtim Çashku, që paraqiti kërkesën për të marrë me qira ambientet ku sot vepron me sukses Akademia “Marubi”.

Në të dy rastet, ata kërkuan prona të shkatërruara dhe që për ne kishin kosto.

Të dy kishin projekte të dobishme sepse ishin në fushën e kulturës dhe medias.

Thelbi i vendim-marrjes nuk ishte thjesht futja në qarkullim e disa pronave publike, por edhe lehtësimi i investimeve në kulturë dhe media.

Investimet mediatike të Focus Media Group janë pjesë e historisë së një tranzicioni të vështirë.

Një nga avantazhet morale të Focus Media Group është që ata nuk kanë përfituar asnjë tender nga fondet publike, gjë që i bën më të vështira investimet e ringritjes pas çdo hakmarrje qeveritare dhe jo vetem ne kete rast.

Pavarësia editoriale dhe hapësira më liberale se çdo media tjetër për çdo zë publik brenda partive te tyre dhe kundër maxhorancave janë dy kolonat themelore që e bëjnë Focus Media Group efektivisht të pavarur.

Jam per respektimin e shtetit ligjore te barabarte per te gjithe.

Por jo disa medive pro qeveritare tju tolerohen abuzime te renda jo ligjore, ju sigurohen sponsorizime private dhe publike ne qindra milion euro direkte dhe indirekte jo te krijohen te gjitha intereferencat qeveritare direkte dhe indirekte qe gazetaret e mediave pro qeveritare te kene pasuri nga burime minimalisht informale dhe maksimalisht per disa prej tyre edhe kriminale, por edhe paga dhe bonuset edhe mbi 20 000 euro ne muaj ndersa gazetaret e mediave kritike te permballen me mbijetesen ne nje treg mediatik jo te lire dhe plotesisht te deformuar dhe te keq perdorur per mbijetese politike personale.

Mediat kritikeve sic ndodhi me Agon TV, ora Neës dhe Focus Media Grup, disa mbyllen dhe disa mbah nen presionin falimentues.

Favorizimi me cdo forme edhe jo ligjore i mediave pro qeveritare eshte arma “moderne” e vrasjes se mediave dhe gazetarevr kritike.

Edhe sikur të jenë kaluar të gjitha shkallët gjyqësore, edhe sikur të ketë urdhër përmbarimi, nuk besoj se kompania publik e armatimeve, që fatkeqësisht ka jo pak risk për banorët e kësaj zone dhe risk te larte të sigurisë kombëtare, pasi komplekset ushtarake të rrethuara nga komunitete banorësh, në situata gjithnjë e më kërcënuese në Ballkan, jane objekte te parapelqyer per tu sulmuar dhe krijuar panik dhe pasiguri, do të fillojnë punen nga zyra e Neës24.

Fleksibiliteti për një zgjidhje graduale, me elementë të theksuar lehtësues ndaj medias, nuk është dobësi qeveritare, por forcë morale për të respektuar rolin e rëndësishëm të medias në shoqëritë me demokraci hibride, të cilat duhet të ndihmohen për të mos rrëshqitur në autokraci — risk që vjen në rritje nga pushteti absolut.

Ka 100 opsione ligjore lehtësuese për mosmbylljen arbitrare të një media misionare në tranzicionin tonë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb