Trajneri i Laçit, Mirel Josa analizoi humbjen 0-2 ndaj Egnatias.

“Humbja? Duhet të ishim më të saktë për të krijuar raste më shumë. Ky ishte problemi ynë sot.

Mangësi në sulm? Ne u munduam të shpreheshim kur fitonim topin dhe në sektorët e krahut. Duhet të ishim të saktë, por linim bosh shumë hapësira dhe e pamë shumë mirë se kundërshtari nxirrte mbrojtësit sipër. Me pësimin e golit bëmë përpjekjet tonë dhe kishim 2-3 raste. Duhet të ishim më të saktë dhe të freskët në 30 m e fundit.

A do të ndërhyni në merkato apo do të mbajnë lojtarët e rinj skuadrën? Çdo skuadër ka nevojë për lojtarë që kanë eksperiencë dhe t’i japin siguri ekipit. Nëse kemi mundësi për të sjellë lojtarë të tjerë duhet të shikojmë cilësinë e tyre.

Golat nga shtylla e dytë? Ne kishim probleme në këtë shtyllë. Kishim probleme me Ndrecën, pasi  nuk driblohej  mirë krahu” – Tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: