Ish-presidenti Ilir Meta ka uruar Peter Magyar për fitoren.
Nëpërmjet një statusi në Facebook, Meta shpreh gjithashtu mirënjohje për miqësinë e Viktor Orban ndaj shqiptarëve dhe mbështetjen e tij.
Reagimi:
Hungarezët, gjithmonë të mrekullueshëm dhe aleatët tanë.
Urime fituesit të zgjedhjeve, Z. Peter Magyar!
Mirënjohje Kryeministrit, Z. Viktor Orban për miqësinë e tij ndaj shqiptarëve dhe në veçanti për lidershipin e Tij me politika konkrete për mbështetjen e familjeve, nxitjen e familjeve të reja dhe rritjen e lindshmërisë.
Falë Tij, Hungaria është sot edhe më e re edhe më demokratike!
