Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për mediat nga selia blu, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për kontroll të drejtësisë dhe përfshirje në afera korruptive.
Berisha deklaroi se Rama, së bashku me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, janë të gatshëm të sakrifikojnë interesin kombëtar për pushtetin e tyre. “Nuk ka asnjë mundësi të pranohet si alternativë, nuk ka kuadër ligjor. Edhe nëse do të ekzistonte, Edi Rama mendon se me drejtësinë e kontrolluar prej tij mund të përfitonte një anëtarësim të dorës së dytë, por kjo nuk ndodh,” u shpreh ai.
Në vijim, Berisha akuzoi ish-zv/kryeministren Belinda Balluku, duke pretenduar se në çdo dosje të saj “urdhërues është Edi Rama”.
Ai ngriti akuza edhe ndaj bashkëshortes së kryeministrit, Linda Rama, si dhe ndaj Armand Frangut, duke pretenduar për përfshirje në struktura që, sipas tij, lidhen me përfitime financiare dhe kontroll institucional. Berisha u ndal gjithashtu te Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), duke pretenduar se ajo kontrollohet nga kryeministri dhe persona të afërt me të.
“Po kështu me AKSHI-n, është faktuar tashmë katëcipërisht se Agasi i AKSHI-t është Rama, Mirlinda e AKSHI-t është Linda Rama, strumbullari i pengmarrjeve është Armand Frangu për paratë e familjes Rama”, th ai.
