Nga foltorja e PD, para Kryeministrisë, Berisha hodhi akuza ndaj drejtoreshës së AKSHI-t që sipas tij, është një lubi më vete, por ndryshe nga Balluku, ajo e ka agjencinë si kopshtin privat të Edi Ramës.
“Mirlinda e famshme është një lubi në vetvete, me një dallim nga Lubia, se Lubia jo të gjitha i ka vjedhur me Ramën, kurse ajo të gjithë agjencinë e saj e ka kopshtin privat të Edi Ramës.
Aty janë dosjet.
Baxhanaku i tij ka vjedhur qindra milionë me tendera”, tha Berisha.
Më tej, Berisha shtoi se tenderat i dikton Linda Rama.
“Aty janë dosjet në të cilat biznesmenët janë grabitur në mes të Tiranës dhe kanë marrë dherat.
Aty janë dosjet, ku ish-zëvendësdrejtori i saj u rrëmbye dhe u mbajt në bodrumet e Suel Çelës dhe mezi doli gjallë.
Të gjitha për të fshehur krimet e familjes Rama, krimet dhe vjedhjet e Edi Ramës.
Nuk shpëton dot.
Kam vënë re se këto kohët e fundit ke bërë udhëtime në Gjirin Persik, në botën arabe.
Disa thonë se ke lobuar për pozicionin tënd të tmerrshëm që ke kohët e fundit në vendet e tjera.
Të tjerë thonë se je përpjekur për të gjetur ndonjë strehim politik.
Po të them se edhe mbrapa diellit po shkove, llogari do japësh për këto që ke bërë.
Ndaj miqtë e mi, këto ditë, nga e hëna gjer të hënën tjetër, të bëjmë çdo gjë.
Të mbledhim dhe takojmë çdo guximtar.
Edhe njëherë, koha është e guximtarëve, e burrave dhe grave që guxojnë, që vendosin të sakrifikojnë.
Dhe u garantoj ju se fitorja jonë është e pashmangshme.
Fitore, fitore, fitore.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria”, tha Berisha.
