Një çift britanik homoseksual, që drejton një kompani mirëqenieje shpirtërore në Londër, postoi një video ‘lamtumire’ nga aeroporti i Ahmedabad, duke përshkruar “përvojën e tyre magjike” në Indi, ndërsa prisnin të hipnin në avionin e rrëzuar të Air India të enjten.

Jamie Ray Greenlaw-Meek dhe Fiongal Greenlaë-Meek besohet të jenë midis 53 shtetasve britanikë që hipën në aeroplanin që u rrëzua me 242 persona në bord, pak çaste pas ngritjes.

Në një video të ndarë në llogarinë e tij të Instagram-it ish-stilisti i modës, tha: “Jemi në aeroport, sapo do hipim në aeroplan, mirupafshim Indi”.

Partneri i tij më pas bëri shaka për fluturimin që do të zgfjaste 10 orë. Në një klip tjetër të ndarë në rrjetet sociale, ata e përshkruan udhëtimin e tyre në Indi si një “përvojë magjike”.

Çifti, nga Londra, po kthehej në shtëpi pas një udhëtimi 10 ditor në Indi.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb