NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit

500 gr mish
1 kg lakër
1 kokërr qepë
3-4 lgj vaj ulliri
½ lgj salcë domate
1 majë luge sheqer
2 lgj uthull
Kripë, piper
Gjethe dafine

Përgatitja

Fillimisht kaurdisim mishin me pak vaj ulliri. Më pas shtojmë qepën të grirë imët dhe vazhdojmë kaurdisjen. Sapo qepa të fillojë të bëhet transparente shtojmë lakrën dhe e lemë derisa lakra të ulë vëllimin. Më pas shtojmë pak uthull, pak salcë domate dhe një majë luge sheqer. E trazojmë për disa minuta dhe më pas shtojmë në masë të përbërësve ujë të vakët. E rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe gjethe dafine. Vendosim kapakun dhe e lemë mishin me lakër të ziejë në temperaturë të ulët.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb