Nga: ZONJA VJOLLCA*
1 kofshë mish qingji
Kripë
Piper
1 lgj gjalpë

Fillimisht marinojmë mishin e qingjit me kripë dhe piper dhe e vendosim më pas në një tavë. Mbi çdo copë mishi vendosim nga një majë luge gjalpë dhe shtojmë një gotë ujë. E mbulojmë tavën me letër alumini dhe e lemë në furrë në temperaturën 190 gradë Celsius për 45 minuta. Më pas e kthejmë mishin nga ana tjetër, e mbulojmë përsëri tavën me letër alumini dhe e vendosim në furrë dhe për 20 minuta të tjera. Në 5 minutëshin e fundit e largojmë letrën e aluminit dhe e lemë mishin të marrë ngjyrë të artë.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb