Në Bosnje-Hercegovinë suksesin e mundshëm ndaj Italisë në finalen e Pla Off të Botëror e shikojnë si mision të vështirë por jo të pamundur. Trajneri i boshnjakëve, Sergey Barbarez dha mendimin e tij në konferencë për shtyp, ditën e sotme.
“Nëse rezultati është 1-0 për ne, do ta parkojmë autobusin në njërën anë (në mbrojtje.). Nëse pësojmë gol, do ta parkojmë në anën tjetër (në zonën e penalltisë së Italisë). Jemi të lumtur që kemi ardhur deri këtu; mund ta ndiej dhe ta shoh dashurinë që vjen nga këta lojtarë.”
Barbarez, ndoshta për arsye taktike, nuk po mendon për ndonjë ndryshim në formacion apo taktika: “Kemi luajtur në këtë mënyrë për një vit e gjysmë dhe nuk mendoj se është koha për të eksperimentuar.” Çfarë lloj ndeshjeje do të jetë? “Do të na duhet guxim, vëmendje ndaj detajeve, pak fat dhe një shans për të shënuar.”
