Në Programin e Drekës në News24 ishte e ftuar pedagogia Denisa Kele në Fakultetin e Teknologjisë Informacionit dhe Inovacionit në Universitetin “Luarasi” e cila diskutoi për risitë dhe ofertat e reja në universitet për vitin e ardhshëm akademik.
Gjatë fjalës së saj ajo tha se misioni i fakultetit nuk ishte vetëm dhënia e diplomës, por formimi i një përvoje të caktuar për studentët në mënyrë që ata të kenë mundësinë e të qënurit lider në tregun e teknologjisë dhe informacionit në Shqipëri.
Kele theksoi se aktualisht në universitetin “Luarasi” janë realizuar edhe leksione të hapura mbi inteligjencën artificiale, por edhe prokjekte të bazuar nga bashkimi evropian dhe Erasmus.
“Duke parë edhe trendin e kohës se si teknologjia është duke ecur me hapa të mëdha dhe misioni jonë nuk është vetë dhënia e një diplome por formimi i një përvoje të caktuar për ata studentë të cilët do jenë lider nesër në tregun e teknologjisë. Ne jemi munduar që të sjellim edhe leksione të hapura mbi inteligjencën artificiale por edhe projekte në Bashkimin Evropian por edhe në Erasmus të cilat mund t’i sjellin studentëve eksperieca të reja”, tha ajo.
Më tej ajo shtoi se risia e re e fakultetit bazohet tek “inkubatori” i ideve e cila stimulon studentët të krijojnë idetë e tyre dhe të kenë mundësinë të krijojnë projekte që mund t’i vinë në ndihmë universitetit dhe komunitetit.
“Një risi e re e cila është realizuar në fakultetin tonë është “inkubator” i ideve ku ne i stimulojmë studentët të kenë ide të reja për “start” up dhe për t’i ardhur në ndihmë edhe universitetit ose komunitetit. Nëse projekti i tyre ka një bazë, atëherë ato mbështeten nga universiteti.Dhe ne ne mundohemi të motivojmë studentët, para se të dalin në tregun e punës. Me masterin që ne ofrojmë besoj se ne jemi një kontributor shumë i madh në përmbushjen e burimeve njerëzore në universitetet shtetërore dhe privat në Shqipëri”, përfundoi Kele.
(BalkanWeb)
