TIRANE

Premiera e shfaqjes “Miss Julie” e August Strindberg ngjitet këtë fundjavë në Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Është një shfaqje e jashtëzakonshme e cila ka në qendër të saj një konflikt që një vajzë e re përjeton me veten, pikërisht falimentimi i ndjenjës njerëzore, falimentimi si njeri, si familje, si individ. Kjo është thelbi i dramës që përjeton Miss Juli. E vënë në skenë nga Kico Londo ky teatër sjell në skenë një kast të njohur aktorësh.

Në qendër të shfaqjes janë Miss Julie dhe Jean, që vijnë nën lojën e Laura Nezhës dhe Ervin Bejlerit. Veprimet e Miss Julie janë të motivuara nga një sërë faktorësh që e kanë origjinën që nga fëmijëria e saj edhe që janë ndarja klasore, dëshirat dhe natyra e saj impulsive, traumat dinamike të historive të familjes dhe babait të saj.

Regjisori Kiço Londo më herët është shprehur se me këtë shfaqje spektatori sheh “një Laura Nezha në rolin e një tundueseje të devotshme. Ajo me forcë ushtron pushtetin e saj ndaj shërbëtorit të babait. Julie e Laurës ka një dëshirë mazokiste për rrënimin e saj. Rënia e saj është e pashmangshme. Në ëndrrën e saj ajo shkon ‘drejt e në tokë’ për të gjetur paqen. Ky mazokizëm i vërtetë dhe i thellë i Nezhës e bën Julien të vështirë dhe tërheqëse.

Ervin Bejleri interpreton rolin e Zhak dhe për të folur më shumë rreth kësaj vepre Ervin Bejleri ka dhënë një intervistë për emisionin “Chic” të gazetaren Fjodora Fjora në News 24.

“Jean është karrocieri i kontit, babait të Julie. Ai i përket një shtrese të thjeshtë, jo aristokrate dhe vepra është shkruar në një kohë kur disnivelet në shoqëri kanë qenë shumë të fuqishme. Është pikërisht Jean që shfrytëzon atë edukimin që Miss Julie ka pasur gjatë gjithë jetës së saj, e cila nuk ka pasur një edukim të mirë qoftë nga babai qoftë nga nëna ose më saktë ata nuk kanë ditur ta rrisin sic duhet dhe ajo është bërë një femër gjysmë femër gjysmë mashkull. Ajo do të shpëtojë nga e gjithë kjo situatë dhe në ato momente shfaqet aty Jean, një djalë ambicioz, manipulues, egoist. Ai do të arrijë qëllimin e tij, i cili është të kapë shtresën më të lartë dhe në fillim dëshiron të kapë vetëm degën e parë se pastaj i ngjit shkallët e shoqërisë me radhë. Ndërsa e kundërta ndodh me Julie e cila do të zbresë të zbresë sa më shumë. Pra kjo është filozofia e veprës” ka thënë aktori.

Çfarë sjellë kjo vepër për realitetin tonë dhe nga ana regjisoriale ajo nuk është një vepër që i përket periudhës kur është shkruar pra shekullit të XIX por është shumë bashkëkohore.

Teksti Strindberg është nje tekst i pavdekshëm për sa i përket koherencës që ka në cdo lloj epoke. Ai është një autor i përmasave gjigande dhe që duhet ta lexosh e kujdes dhe me dhjetëra herë. Sepse vazhdimisht gjejmë gjëra që një sy, sic i ka teatri i thjeshtë i rreshket ndonjëherë, dhe duhet lexuar disa herë. Strindberg në këtë vepër ka treguar më së miri dekadencën e individit dhe sa i brishtë është ky individ kur dekadon jo për fat të tij por për faj të një edukimi të gabuar, një kulture të dhënë gabim që fëmijë. Dhe sa e lehtë është për t’u manipuluar një njëri i tillë nga njerëz që nuk kanë skrupuj në këtë botë dhe bëjnë gjithçka për të arritur atë që duan. Si këta njerëz ka sot shumë si në Shqipëri edhe në mbarë botën, madje ata po shtohet cdo ditë që për ambicie mund të bëjnë gjithçka madje të arrijnë deri aty sa të shtyjnë njerëz në vetëvrasje. Dhe Jean për të shpëtuar lëkurën dhe duke shfrytëzuar dobësinë e Jolie e shtyn atë drejt vetëvrasjes. Edhe në vendin tonë ka rangje, atëherë kanë qenë aritstokratët sot janë oligarkët.

Nga ana artistike çfarë premton regjisori Kiço Londo me këtë shfaqje nga ana e spektaklit brenda teatrit?

Skenografia është shumë e bukur. Impakti i parë që më ka dhënë që kur kemi folur për të, për sa i përket skenografisë, është bardhësia dhe forma e një kafazi e skenës të sjellë atë idenë e dikujt që do të dal por nuk del dot. E njëjta gjë ndodh dhe me Jolie që do të dal por nuk del dot dhe e njëjta gjë ndodh me Jean që edhe ai po ashtu do të dal po nuk ka se si të dal atëherë ata bëhen bashkë me njëri tjetrin. Ai manipulon tjetrën ndërsa ajo do ta shfrytëzojë për të dal jashtë dhe në fund fare përfundojnë të dy si mos më keq.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: