Kalaja e Peqinit, rizgjohet nga bukuroshet e Miss Shqipëria 2024. E lënë në harresë dhe pak e njohur për publikun është rizgjuar e rizbuluar nga të bukurat e Miss Shqipëria 2024, duke u shndërruar në kryefjalën kësaj fillim vere.

Në 7 qershor, në këtë kala fushore me mure të ruajtura të quajtur ndryshe edhe kalaja e Klodianës(vendbanimi Ilir) do të shpallet më e bukura shqiptare.
Miss Shqipëria është festa e të bukurës dhe e rilindjes së historive në kalatë shqiptare, një mission i cili vazhdon prej 26 vitesh.
Pas turit në jugun e vendit, si protagonist të promovimit të strukturave të reja turistike, udhëtimeve plot adrenalinë off road, shijimit të plazheve të mrekullueshme, tani janë kthyer ritmit të provave në Kalanë e Klodianës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Peqini e Meriton një festë të tillë, ky qytet në të cilin kanë lindur përsonalitete të njohur të historisë, artit, muzikës dhe letrave në 7 Qershor do të ndezë dritat e festës se bukurisë.

25 Konkurente që janë në garë për çmimet në këtë kompeticion të cilat do të shoqërohen nga artistët më të johur shqiptarë, që do ta bëjnë edhe më ëmocionuese këtë festë të bukurisë.

Në finale do të shpallen përveç çmimeve tradicionale (Miss Shqipëria, Miss Eleganca, Miss Fotozhenia, Miss Inteligjenca, Miss Kinema etj), të këtij eventi 26 vjeçar edhe tre çmime që do të përfaqësojnë Shqipërinë në konkurse ndërkombëtare, Miss Earth Albania, konkursi i Miss Earth do të mbahet në Philipine, Miss International Albania, konkursi do të mbahet në Japoni, Miss Supranational, konkursi do të mbahet në Poloni.

Miss Shqipëria vit pas viti, ka treguar se është një manifestim në emër të kurajos, në emër të talentit,në emër të kërkimit, në emër të dashurisë e fuqizimit të vajzave.
Konkurentet tashmë janë shndërruar në ambasdore të tokës së tyre që dinë dhe promovojnë në çdo moment vlerat e historisë, traditës dhe turizmit shqiptar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb