Nuk mbahet mend në analet e vizitave diplomatike një sekret i ruajtur kaq mirë. Ditën e premte 12 prill Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të pritet me ceremoni shtetërore në Pallatin e Elizese nga Presidenti i Francës Emanuel Makron. Per here te pare ne historine e dy vendeve, protokolli francez ka parashikuar qe dita e te premtes te filloje me nje ceremoni ushtarake te Kryeministrit te Shqiperise ne Oborrin e Nderit te Invalidëve, një pallat gjigand i shekullit të 17 në zemer të Parisit ndërtuar nga Luigji 14 aty ku ndodhet sot varri i Napoleon Bonapartit, dhe ku Franca mban gjithë ceremonitë protokollare ushtarake.

Një ftesë zyrtare eshte nisur pardje me urgjence nga sherbimet diplomatike shqiptare ne Paris per disa te perzgjedhur nga diaspora dhe per miq te Shqiperise ne France per te asistuar ne ceremonine ushtarake per nder te Shqiperise me pranine e Edi Rames kete te premte 12 prill ne ora 12 ne Pallatin e Invalideve. Me pas per kryeministrin Rama do te kete nje ceremoni te dyte zyrtare , kesaj here ne Pallatin e Elizese nga Makron me ftese te te cilit po behet kjo pritje kaq ceremoniale por kaq dhe e papritur.

Nje vizite e Rames brenda nje jave me ate te Vuçic ne Paris

Ajo qe habit ne kete histori eshte « fshehtesia » e nje vizite e cila per nga forma dhe ftesa duhet ta bente krenar Kryeministrin  dhe gjithe popullin shqiptar.

48 ore para kesaj vizite qe mund te konsiderohet si historike per nga ana protokollare me ceremonine ushtarake ne Invalides, asnje media ne Tirane nuk eshte ne dijeni! Opozita jo e jo, por as vete ne faqen web te Kryeministrise nuk gjen me te voglin lajm per kete vizite shteterore ne France ! Rama qe ben postime dhe per nje rrugice me asfalt qe nderton, nuk gjeka kohe te mburret me ceremonine ushtarake qe do t’i ofrohet ne Paris atij dhe nepermjet tij popullit shqiptar ? Ka padyshim nje mister ne kete mes…

E verteta eshte se me date 8 prill, pra kater dite para vizites se Rames ne Paris,  u prit nga Makron presidenti i Serbise Aleksander Vuçiç. Dhe qe e njejta  ceremoni. Ne fillim ajo ushtarake ne Pallatin e Invalideve ku Vuçiç vuri nje kurore dhe me pas ceremonia ne Pallatin  Elizese dhe darka me Makron. Dallimi eshte se shtypi serb i beri jehone te gjithanshme kesaj vizite, nderkohe qe autoritetet zyrtare shqiptare e mbajnë gjysëm “sekrete”.

Apo mbase arsyeja e fshehtesise qendron te fakti se Rama u be gati per ne Paris ne « minutat e fundit » thjesht per te ballancuar viziten e Vuçiç, dhe kjo nuk eshte  shume e lavdishme per egon e tij. Sigurisht , sherbimet diplomatike mbrojne me force tezen se parimi i kesaj vizite te Rames ne Paris ishte fiksuar kohe me pare, pas vizites se Makronit ne Tirane. Por fakti eshte se data fikse e vizites zyrtare te Rames ne Elize u « improvizua » ne castet me te fundit, ndryshe nuk ka sesi shpjegohet qe per nje eveniment te tille ftesa zyrtare e ambasades se Shqiperise ne France per te qene te pranishem ne ceremonine ushtarake mban daten 8 prill , pra vetem kater dite perpara gje qe nuk u le vertete kohe  te te ftuarve te pergatisinb axhendat e tyre. Ketu mund te kerkohet dhe arsyeja e dyte pas asaj te vizites se njekohesishme te Vuçiç,  pse administrata e Rames nuk ka komunikuar mbi kete vizite nga frika ndoshta se mos diaspora ne Paris mobilizohet me pankarta kundra korrupsionit te qeverise Rama siç eshte pare kohet e fundit me diasporen shqiptare ne Londer apo Rome. Pamje te tille s’mund te benin efekte te mira para kamerave. Arsyeja e tretë, mund të jetë dhe mosrespektimi i protokollit. Normalisht ne nje vizite shteterore ftohet Presidenti i Republikes dhe jo Kryeministri..

Sido që të jetë, i takon tani kabinetit te Kryeministrit Rama, t’u jape shpjegime shqiptareve dhe mediave pse nuk u komunikua normalisht mbi kete vizite kaq te larte ne Paris por qe vjen kaq papritur. Ne cdo vend te botes mediat kane nevoje te lajmerohen kohe perpara ne menyre qe te organizohen edhe ato mbulimin e nje vizite te nje kalibri te tille.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb