Policia e Gjirokastrës liron personat e shoqëruar për ngjarjen e Salarisë, ku mbeti i vrarë biznesmeni italian Edoardo Sarchi. Mes të liruarve janë edhe pjesëtarët e familjes Barçe. Mësohet se lirimi i personave të shoqëruar si të dyshuar fillimisht është bërë për mungesë provash.

Sipas burimeve jozyrtare ka qenë një person i jashtëm ai që ka qëlluar drejt dy automjeteve dhe që ende është në kërkim nga policia.

Dëshmitë e të shoqëruarve dhe personave në vendngjarje duket se kanë zbardhur rrethanat e ngjarjes që tronditi opinionin publik dhe ngriti disa hipoteza dhe pista hetimi.

Pritet që nesër policia të dalë me një komunikatë të plotë ku të sqarojë detaje mbi ngjarjen e ndodhur në Salari të Tepelenës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb