Fotot e ‘mumjeve’ të çuditshme që kanë tre gishta janë publikuar nga shkencëtarët që po hetojnë nëse janë false apo aliene.

Regjisorët Serena DC dhe Michael Mazzola thonë se do të tregojnë se figurat përmbajnë një formë të re të ADN-së dhe nuk janë vetëm kukulla të bëra për turistët, siç kanë shkruar raportet.

Fotot e publikuara nga The Sun tregojnë pamjet, të cilat thuhet se janë gjetur në një minierë në Peru. “Krijesa” 121 cm e gjatë është në një pozicion të përkulur. Është zbuluar edhe një ekzemplar tjetër, 270 cm i lartë.

Më 12 mars, krijuesit e filmit planifikojnë të paraqesin më shumë prova në një konferencë shtypi në Hollywood. Serena dhe Michael pretendojnë se do të hedhin poshtë pretendimet e ‘mashtrimit’ dhe do të japin prova të krijesave – të cilat ata thonë se janë të ndryshme nga ato të studiuara nga shkencëtarët në Meksikë dhe Peru. Serena tha: “Dëshmitë që publikohen për herë të parë janë të pabesueshme dhe shumë të ndryshme nga mostra që Jaime Maussan paraqiti në Kongresin Meksikan vitin e kaluar”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Çifti, që ka hulumtuar alienët dhe UFO-t në të kaluarën, besojnë se zbulimet e tyre sjellin implikime të mëdha për njerëzimin.

“Ne shkuam në Peru me shumë pak shpresa dhe pritshmëri dhe u kthyem me të kuptuarit se ekziston një histori e rëndësishme me implikime të mëdha që mund të ndryshojë historinë e njerëzimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb