Nuk është ende në kushte perfekte fizike, por Mario Mitaj i bën një nisje me assist aventurës së tij në futbollin italian. Në Kupën e Italisë, në sfidën përballë Ascoli-t, Mitaj zbriti në fushë si titullar. Fillimisht tentoi kuadratin me një goditje brenda në zonë, por më pas ishte përgjegjës në golin e pësuar, teksa në momentin final rrëshqiti duke i dhënë mundësinë Silipos të shënonte golin e avantazh për Ascolin.

Në minutën e 42-të, Mitaj futi një top të shkëlqyer në zonë gjatë zhvillimeve të një goditje këndi duke bërë që Geona të barazonte shifrat. Mitaj u zëvendësua me fillimin e pjesës së dytë, ndërsa Geona kaloi më tej pas suksesit 4-1.

Befasinë e madhe në këtë raund të Kupës së Italisë e dhuroi Lazio, me ekipin e Gattusos që pësoi një eliminim të rendë përballë Manota-s, një ekip që militon në Serie B. Pas një pjesë të parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, Mantova i befasoi në fraksionin e dytë duke realizuar dy gola. Për Gattuso-n kjo ishte një humbje e rendë, por tani është koha të heshtin dhe të punojnë:

“Morëm një goditje të fortë, për të cilën unë jam përgjegjës. Tani të heshtim, kemi shumë punë për të bërë, duhet të shohim përpara. Kërkojmë falje, pak muaj më parë Lazio ishte në finalen e Kupës dhe tani eliminohet nga një skuadër që luan në Serie B. Nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të shohim përpara”, u shpreh Gattuso.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb