Emri i Mario Mitaj përfundon në merkato. Mbrojtësi i Kombëtares, i cili aktivizohet në radhët e Al Ittihad, mund të kalojë te Juventusit.

Bardhezinjtë e shohin Mitajn si lojtarin e duhur për krahët, nëse klubi torinez dështon të sigurojë shërbimet e Nuno Tavarez të Lazios.

Muajt e ardhshëm do të tregojnë më shumë rreth tratativave të mundshme, me situatën që është akoma në fazën fillestare. Mitaj ka luajtur 15 ndeshje në këtë sezon.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb