Sot mbahet protesta e 27 kundër qeverisë, dhe kërkohet largimi i Ramës. Një zë i veçantë i është bashkuar protestës së sotme në Tiranë, kundër kryeministrit Edi Rama. Mithat Havari i cili ka dalë në mbështetje të protestës të rinisë, ka renditur një sërë arsyeh, përse shqiptarët kanë dalë kundër kësaj qeverisë, duke theksuar shqiptarët duhet të qëndrojnë të bashkuar të mos heqin dorë deri në largim të Ramës.

“Tirana është dëshmitare që unë kam shkatërruar “Parkun Rinia” përballë banditëve të krimit të organizuar nga Cosa Nostra, miqve të tij. Dhe ku u fsheh ai. Kam bërë shkrime para shumë vitesh, Edi Rama ky hajdut kontributesh. Më futi dhe mik, e poshtërova. Rini shqiptare, kohë më parë një person tha për ju, që u vjen era parfum. Juve ju vjen erë Shqipërie. Ju vjen erë lirie. Ju vjen erë demokracie… Ju sakrifikoni këtu përnatë, para një bishe që nuk dorëzohet. E gjithë Shqipëria është dëshmitare, jeni përballë këtij krimi të organizuar… Cosa Nostra që e quaj unë. Guxoi të më grabiste kontributin. Edi Rama ky hajdut kontributesh. E pasurova. Ata që vjedhin kontribute vjedhin edhe paratë e popullin.

Bashkë me atë që është në burg, bashkë me bashkëshorten e vet që një televizion e glorifikojë… të shohë rinia njerëz të korruptuar. Tani ka ndritur, rinia. Ne jemi gjeneratë tjetër, ju jen gjenerata Z. Kur vajza ime foli ju e mirëpritët…Ju kemi edukuar, kemi ecur pas këmbëve tuaja që të bëheni të Zot. Ju s’mun të jeni ata që jeni sot, pa ne, mos e harroni, sikurse ju me fëmijët tuaj, ata nuk mund të jetën pa ju. Na quan ne antiamerikanë… Populli që ka vuajtur më shumë nga diktatura e Enver Hoxhës, janë pushkatuar, vrarë. Klasa e këtyre. Nuk jam ekstremist. Shteti është i popullit. Tani ka filluar lëviz për levat e veta. Zoti Lamallari deklaroi se ishte Rama që shkoi në Beograd dhe foli për pavarësinë e Kosovës.

Zoti Lamallari të ka përdorur, se t’i nuk guxon pa lejen e ti. Kosovën e çliroi vetë Kosova, me fuqitë e mëdha, me Britaninë e Madhe, të jem mirënjohës. Me vjen keq për Ramush Haradinaj që më vjen turp për Kosovarët që vijnë në protestë. Ramush Haradinaj ne e dimë historinë. Këtu në shesh, janë me plis, një me shqiponjë të zezë, një me të bardhë. Ka të krahinës së jugut dhe kosovarët e kanë mbrojtur…Kanë bërë luftë të ndikuar nga serbët. Më dëgjo i nderuar, nëse je, çdo të thotë shqiponja e zezë, është vëllazëri e shqiptarëve Ramush. Ramush Haradinaj mos harro. Nuk  dërgon Albi Kurti, nga ana tjetër edhe Ali Ahmeti, ishte i shqetësuar. Ne e njohim se jemi kockë e vjetër…por Ali Ahmeti deklaroi se po dëmtohet turizmi. Ali Ahmeti turimi vazhdon, për protestën e ka marrë vesh gjithë bota,. Nuk ka bërë vaki asnjëherë. Ishim mësuar me molotovë “, tha mes të tjerash ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb