Sekretari i përgjithshëm i PD-së së Rithemelimit, Flamur Noka, i ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 komentoi mitingun e kryeministrit Edi Rama në Athinë.

Noka theksoi se kryeministri i foli administratës së Shqipërisë, pasi në Athinë kishin shkuar “rilindasit”. Sipas tij, Rama bëri paratë e taksapaguesve shqiptarë rrush e kumbulla për qëllime elektorale.

Flamur Noka: Rama në Athinë iu foli shqiptarëve që vinin nga Shqipëria. Kryetari i Bashkisë së Librazhdit tha se kemi dërguar shumë njerëz në Athinë, edhe nga Tepelena u tha se janë dërguar 2000 njerëz në Greqi. Kishte vetëm makina e autobusë që kalonin nga Shqipëria në Greqi. Të çosh 7000 vetë në Greqi është shpenzim i madh. Kishte nga Kukësi që janë me Rilindjen atje në Athinë. U bënë rrush e kumbulla paratë e shqiptarëve. Do rrëzohet regjimi dhe do ketë qeveri teknike.

(Balkanweb) 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: