Një përplasje në Këshillin Bashkiak të Shkodrës ka përfshirë këshilltarët e PS.
Anëtarja e këshillit bashkiak të Shkodrës Uarda Gjeka debatoi me kryetarin e Këshillit Bashkiak Oltion Luli edhe pse të dy i përkasin të njëjtit grup politik, PS. Gjeka dhe Luli debatuan lidhur me një diskutim për një draft rregullore dhënien e titujve të nderit. Këshilltarja socialiste pretendon se kjo draft rregullore nuk ka ardhur në këshill sipas përcaktimeve dhe afateve ligjore, gjë që kreu i këshillit bashkiak e kundërshtoi. Debati mes tyre kaloi edhe në etiketime personale….
“Ke tejkalu hapat. Ju nuk jeni këtu të vini veton e të na mbyllni gojën! O të dëgjojmë njeri-tjetrin në mënyrë të barabartë dhe me respekt. Jam juriste dhe di dy gjëra më shumë se ju. Kur është fjala për mësuesi unë ju dëgjoj me vëmendje. Nuk mund të më imponosh mua mendimin juridik. Je gabim. Nuk ke respektuar rregulloren, disa herë kam heshtur. Mjaft më! Nëse nuk je në gjendje të na respektosh dhe të njohësh rregulloren hiq dorë!”, është shorehur Uarda Gjeka Anëtare e Këshillit Bashkiak Shkodër
Kjo draft rregullore nuk u miratua që do të thotë se tashmë në Shkodër figura të shquara nga fusha të ndryshme që janë ende gjallë apo edhe që nuk jetojnë do vijojnë që të mos nderohen me asnjë titull nderi nga Këshilli Bashkiak i Shkodrës për shkak të kësaj situate që vazhdon prej afro 4 vitesh tashmë dhe nuk po gjejnë zgjidhje. Fillimisht ai që propozoi që draft rregullorja të mos miratohet është anëtari i këshillit bashkiak i PD Florian Bjanku i cili si rrallë herë gjeti mbështetjen e këshilltares socialiste Gjeka, duke qenë se të dy i përkasin jurispodencës dhe mesa duket kësaj here janë kuptuar përmes gjuhës profesionale.
