Një mjegull e dendur ka mbuluar të gjithë ultësirën e rrethit të Krujës.

Mjegulla e dendur vështirëson shumë qarkullimin në të gjitha akset e këtij rrethi përfshirë dhe autostradën Fushë-Krujë – Milot pasi shikueshmëria është vetëm disa metra.

Deri në këto momente nuk raportohet për aksidente por apelohet për shoferët që të tregojnë kujdes në qarkullim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: