Prej dy ditësh, mjegulla ka mbuluar aksin rrugor Korçë–Pogradec, duke kufizuar ndjeshëm dukshmërinë dhe vështirësuar lëvizjen e mjeteve.

Sipas raportimeve, përqendrimi më i madh i mjegullës vërehet në segmentet që kalojnë në territorin e Maliqit dhe zonat përreth fshatrave, ku dukshmëria në disa momente zbret në nivele të ulëta. Autoritetet rrugore u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të përdorin dritat e përshtatshme gjatë lëvizjes.

Situata po monitorohet nga autoritetet, ndërsa qytetarët këshillohen të shmangin manovrat e rrezikshme dhe të ruajnë distancën e sigurisë për të parandaluar aksidentet.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: