Médecins Sans Frontières (MSF), organizata bamirëse e njohur si Mjekët pa Kufij, tha se kishte humbur kontaktet me disa nga kolegët e saj palestinezë në terren.

Në një mesazh të shpërndarë në mediat sociale, grupi tha se ishte “veçanërisht i shqetësuar për pacientët, stafin mjekësor dhe mijëra familje që strehohen në spitalin Al Shifa dhe objekte të tjera shëndetësore”.

“Ne bëjmë thirrje për mbrojtjen pa mëdyshje të të gjitha objekteve mjekësore, stafit dhe civilëve në të gjithë Rripin e Gazës”, tha MSF. Faqja e internetit e MSF thotë se e zhvendosi personelin mjekësor ndërkombëtar në jug të Gazës më 13 tetor, pas urdhrit të evakuimit të Izraelit. Al Shifa është spitali kryesor i qytetit të Gazës. Më herët, një zëdhënës ushtarak izraelit pretendoi se Hamasi po e përdorte spitalin si mburojë për tunelet e nëndheshme dhe qendrat komanduese. Hamasi e ka mohuar këtë akuzë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb