E ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Dr.Blerta Brati Kika, mjeke Mikrobiologe në ISHP ka folur për rëndësinë e proteinave për organizmin. Ajo theksoi se proteinat ndikojnë në sistemin imunitar, hormonal dhe për një shëndet sa më të mirë.

“Pas ujit, proteinat janë kryesore për organizmin tonë. Ndikojnë në sistemin tonë imunitar, hormonal etj. Për një shëndet të mirë, duhet përllogaritur sa proteina merr individi. Si një popull që e konsumojmë shumë bukën, ajo duhet të përmbajë të gjitha proteinat e nevojshme, të cilat janë të përcaktuara në masën 12%. Nëse nuk marrim proteinat e mjaftueshme, atëherë ne do kemi probleme muskulare, hormonale, kockore, të lëkurës, imunitare. Proteinat nuk janë vetëm ushqyese, por marrin pjesë në proceset hormonale, matëse të infeksionit dhe melatonina që është për gjumë të qetë. Janë të llogaritura normat e proteinës, sipas peshës trupore. Marrja e bukës në sasinë e duhur është e domosdoshme sidomos në mëngjes, pasi krijon funksion të mirë të organizmit. Të gjithë përbërësit e bukës kanë vlera, edhe vetë paketimi i cili mund të bëhet burim kontaminimi. Proteinat me natyrë shtazore dhe bimore janë rikuperuese, pasterizojnë”, deklaroi Dr.Blerta Brati Kika.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb