Mjeku Vasil Llajo, në një intervistë me Skype në Programin e drekës në News 24 foli për virozat e stinës.

Llajo theksoi se janë tetë tipe të gripit në qarkullim gjatë kësaj periudhe. Ai tha se vaksina antigrip është e domosdoshme, sidomos te ata njerëz që kanë imunitet më të dëmtuar.

Vasil Llajo: Janë tetë tipe të gripit në qarkullim.  Të gjitha gripet përbëjnë mozaikun e gripeve. Testimet ndihmojnë në parandalimin e situatës. Për disa profesione, vaksina antigrip është e domosdoshme.

Vaksina antigrip është e domosdoshme, për ata që e gjykojnë se janë të sëmurë dhe kanë nevojë për këtë vaksinë. Mirë është që të ruajmë një dietë normale. Stili i jetës në verë ndikon në atë që do na ndodhë në dimër.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb