TIRANE– Dr. Tonin Alia, një nga mjekët me specializim të lartë në Ortopedi e Traumatologji të spitaleve të Milanos është tashmë pjesë e Spitalit Amerikan.

Pse një pacient duhet të zgjedhë doktor Toninin për problemet e tij ortopedike?

Sepse për doktor Toninin marrëdhëniet mjek-pacient duhet të jenë të bazuara tek besimi i ndërsjelltë që nuk është vetëm i natyrës profesionale por mbi të gjitha i natyrës njerëzore dhe personale.

Dr. Tonin Alia është diplomuar si mjek i përgjithshëm në Tiranë në vitin 1985. Në vitin 1987 fillon specializimin si Kirurg i Përgjithshëm në Klinikën Kirurgjikale nr.3 të Universitetit të Tiranës dhe në vazhdim specializohet në vitin 1991 në Ortopedi e Traumatologji po në Tirane.

Në të njëjtin vit transferohet në Milano të Italisë ku fillon e punon në Klinikat Ortopedike më të specializuara. Në vazhdim të punës së tij kryen rinjohjen e Laureës Italiane në vitin 1994 dhe specializohet për së dyti në Ortopedi e Traumatologji pranë Universistetit Shtetëror të Milanos në vitin 2003.

Veprimtaria e tij intensive si kirurg i parë në sallën e operacionit ka filluar në klinikën ortopedike të Spitalit “San Paolo” në Milano për të vazhduar më pas në Klinikën Ortopedike e Traumatologjike të Institutit Poliklinik “San Donato Milanese”.

Për të përmbushur sa më mirë kërkesat e pacientit që i “dorëzohet” e i jep besimin çelsi është kompetenca, aftësitë e larta profesionale. Dhe doktor Tonini i ka kushtuar kohë dhe punë perfeksionimit profesional për të qenë gjithmonë i informuar mbi zhvillimet më të fundit të mjekësisë dhe teknikave kirurgjikale më moderne. Ka marrë pjesë në shumë kongrese ndërkombëtare dhe në kurse të specializimeve specifike europiane. Ka punuar në krah me figura të rëndësishme të kirurgjisë ortopedike italiane dhe europiane.

Aktiviteti profesional i doktor Tonin Alia është shumë i gjerë. Përfshin kirurgjinë e protezave (kokso-femorale, gjuri, shpatulla); diagnoza dhe trajtimi atroskopik i gjurit, shpatullës; kirurgjia e dorës, e këmbës; kirurgjia post-traumatike dhe sidomos rastet e komplikuara që kërkojnë trajtime shumë specifike.

Doktor Tonin Alia në gjithë këto vite larg Atdheut ka dhënë me pasion kontributin e tij profesional, si në Itali por edhe në Shqipëri, për të ndihmuar bashkatdhetarët me probleme shëndetsore.

Doktor Alia është anëtar i Shoqatës Italiane të Ortopedisë dhe Traumatologjisë (SIOT), anëtar i Shoqatës Italiane të Patologjisë Kokso-Femorale, anëtar i Shoqatës Italiane të Gjurit, Artroskopisë, Kartilaxhines, Teknologji Ortopedike (SIGASCOT).

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: