DURRËS

Një automjet është përplasur me patrullën e ‘’Shqiponjave’’ në lagjen nr.4 të Durrësit.

Dy efektivë janë lënduar nga përplasje dhe janë dërguar në spital

Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 13.08.2021, rreth orës 12:10, në lagjen nr.4,  Durrës, një mjet me drejtues shtetasin Sh. K., është përplasur me patrullën e Forcës së Posaçme “Shqiponja” e cila ishte në shërbim. Si pasojë e përplasjes janë lënduar punonjësit e Policisë shtetasit K. H., dhe A. K., të cilët janë dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit po shoqërohet në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb