Mllef dhe emocion. Leoardo Bonucci, në një intervistë për Sportmediset, thyen heshtjen dhe tregon të vërtetën e tij në lidhje me largimin e bujshëm nga Juventus. Ndryshe nga se është folur në media, Bonucci ka një tjetër version teksa sulmon drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” dhe trajnerin Allegri:

“Kam lexuar e dëgjuar gjëra të pavërteta nga Juve dhe trajneri. Nuk është e vërtetë që në tetor apo shkurt më kanë komunikuar që nuk bëj pjesë në planet e klubit dhe se dëshironin që në fund të sezonit të ndërprisnim bashkëpunimin. Përkundrazi, në fund të muajit maj i shpreha vullnetin tim se mund të pranoja faktin që të isha zgjedhja e katërt apo e pestë në mbrojtje.

Bonucci
Bonucci

Nuhata diçka që nuk shkonte, më pas më 13 korrik, Giuntoli dhe Manna erdhën në shtëpinë time dhe më komunikuan se nuk do të isha pjesë e grupit dhe se prezenca ime do të pengonte rritjen e ekipit. Ky ishte një turpërim për mua pas 500 ndeshjeve që kam zhvilluar me fanellën bardhezi. Më bëhet qejfi vetëm për mbështetjen e madhe që mora, edhe nga lojtarët aktual të Juventuesit”, u shpreh ndër të tjera Bonucci.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb