Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me sulmin me armë ndaj mobilierisë në Nikël.

BalkanWeb mëson se Myslym Karaj ushtonte aktivitetin e tij prej 20 vitesh në këtë fushë, ndërsa njihet si familje e qetë dhe pa probleme në zonë. Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes mbi 20 gëzhoja kallashnikovi, të cilat janë shkrehur mbi fasadën e mobilerisë.

Ndërkohë, gjatë dëshmisë së tij pronari i mobilierisë ka pohuar se nuk ka konflikte me askënd. “As dhe as familja e tij nuk i kemi borxh asnjë qindarkë njeriu. Nuk i kemi bërë keq askujt në jetën tonë.”, mësohet të jetë shprehur pronari i biznesit.

Po ashtu mësohet se pjesa e objektit që është gjuajtur është e pajisur me kamera sigurie të cilat janë sekuestruar nga ana e policisë, ndërsa roja i objektit ndodhej në pjesën e pasme atje ku behet prodhimi i mobileve. Ndërkohë, policia po merr pamjet nga të gjithë kamerat e sigurisë që ndodhen në zonë për të parë nëse kanë element që të ndihmojnë hetimin dhe identifikimin e autorëve të ngjarjes.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb