Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku që në nisje të Kuvendit ka lëshuar akuza në drejtim të kësaj maxhorance sa i takon Komisioneve Parlamentare. Ajo tha se duhet të merret parasysh kërkesa e opozitës, për mocion me debat për programin qeverisës.

Tabaku shtoi se të gjitha komisionet parlamentare kanë rëndësi, ndërsa shtoi se Kuvendi ka synuar që t’i gjejë një punë Fatmir Xhafajt, për të hapur një komision të veçantë.

“Për dy çështje që janë të rëndësishme që të theksohen që në fillim në këtë seancë, që lidhen me procesverbalin. Kemi kërkuar një mocion me debat për programin e qeverisë dhe një interpelancë për programin e qeverisë sa i takon rrugës së integrimit europian. U theksua në seancën e kaluar, po theksohen dhe tani. Ne patëm një debat të gjatë në Konferencën e Kryetarëve për komisionet. Ka vetëm një komision përgjegjës! Siç e thotë rregullorja në nenin 37. Komisioni i përgjegjës mban përgjegjësi për raportimin e institucioneve. Nuk ka disa komisione të privilegjuara dhe disa të dorës së dytë. Të gjitha kanë të njëjtën rëndësi. Ky policimi i Kuvendit dhe ruajtja e Kuvendit me një komisioni që e keni sajuar për t’i gjetur një punë Xhafës, nuk duhet të marrë përgjegjësin e komisioneve të tjera parlamentare.”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: