Mesa duket ngjyra e pastelit do të jetë ngjyra që për një kohë të gjatë nuk do të dalë nga moda. A mund të zëvëndësojë të zezën, ngjyrën klasike që për shekuj me radhë ndodhet në gardërobat e gjithë femrave? Stilistë dhe VIP-a bien dakort në këtë pikë. Sipas tyre pasteli dhe roza e lehtë do të jenë dominonte dhe do të mbizotërojnë në garderobën e shumë njerëzve. Do të jetë gati-gati një ngjyrë e domosdoshme, ashtu si e zeza.

Por gradualisht do të ndodhë dhe kalimin nga pasteli në pink. E si mos të joshesh kur këtë ngjyrë e vesh Rihanna. Por dhe motra e të famshmeve Jenner-Kardashian, të cilat influecojnë moshat e reja rreth veshjeve, nuk ka lënë pa futur në garderobën e saj, pastelin.

Dizajnerat më të famshëm madje i kanë plotësuar veshjet me çantat përkatëse. Chanel, Dior, Givenchy, Celine kanë plotësuar setin me klas dhe plot feminilitet.

Atëhere cfarë po prisni? Tonalitetet e rozës janë pafund dhe ti mund të zgjedhësh, nga këpucët, palltot, fundet, pantallonat, bluzët, këmishat, xhaketat, çantat e aksesorë të tjerë. Një kombinim me cdo gjë, madje dhe më një palë xhinsa të thjeshta dhe ti sërish je klas, sepse ke veshur pastelin.

(d.b/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: