Flokët janë gjysma e bukurisë së një femre. Modelet janë aq të shumta dhe aq të ndryshme, por revista ‘Grazia’ sjell disa prej tyre që kanë qenë pjesë e pasarelave të këtij viti.

Modele flokësh të frymëzuara nga geishat
bishtgeishe
Kapini flokët bisht për të formuar një gjysmë fjongo, duke krijuar një nyjë të butë, të drejtuar dhe të ngrirë në pjesën e fundit të bishtit (shikoni foton nga prapaskenat e sfilatës së Carolina Herrera-s). Model tjetër është: flokë të mbledhura dhe të fryra në pjesën e sipërme të kokës, të tërhequra dhe më shkëlqim (shikoni foton nga sfilata Fisico Cristina Ferrari). Para se të realizoni këtë stilim, duhet të ndiqni këtë ritual: Të trajtoni flokët, që të jenë sa më të buta dhe t’i drejtoni me pjastër ose tharëse, që të jenë sa më të drejtë.

Me volum lart dhe poshtë stilim flokësh për flokë të hollë dhe pa volum
floketbishtndryshe
Realizohet në të gjithë kokën ose në një anë të pjesës së sipërme të saj, duke i mbledhur flokët disa herë në të njëjtin vend, në mënyrë sa më natyrale, si në pasarelat e Antonio Marras-it. Përdorni karfica të vogla ose llastiqe transparente. Mund të zgjidhni edhe këtë version: Kapini flokët bisht, aplikoni në pjesën e bishtit pak xhel dhe shpërndajeni me gishta. Më pas fiksojini flokët më llastiqe të vegjël në pjesë të ndryshme të bishtit, si në sfilatën e Barbara Casasola-s.

Flokët e shkurtër janë trendi i këtij sezoni
floketeshkurtra
Një prerje e shkurtër cilësore e njohur si “bob” përshtatet për flokë me diametër të gjerë (flokë të trashë), ndërsa një “bob” i shkallëzuar për flokë më të hollë. Është një nga modelet për flokët e shkurtër që do ta shikojmë gjatë gjithë sezonit të verës. Pro: Ju merr pak kohë për t’i stiluar. Kundër: Duhet të shkoni në parukeri për t’i prerë të paktën një herë në muaj, që të shmangni humbjen e modelit të flokëve.

Gërsheta të shumëfishtë të pozicionuar në mënyrë grafike, të përsosura në çdo detaj
gershetashume
Janë një MUST këtë sezon. Gërshetat mund të jenë tepër të thjeshtë ose shumë të ndërlikuar, të lëmuar ose të shpupuritur, të ngritur ose gjysmë të lëshuar. Nuk ka rëndësi nëse flokët janë të drejta ose kaçurrela. Rezultati në fund do të jetë i njëjtë. Që të qëndrojnë sa më gjatë, duhen punuar me llak ose xhel flokësh. Nuk janë modele për jetën e përditshme, pasi janë shumë të vështirë për t’u realizuar. Kombinojini më fustane mbrëmjesh, për një efekt mbresëlënës.

Harrojini flokët me onde natyrale, me bigudina ose me kaçurrela!
frize
Një nga trendet e këtij sezoni janë flokët frize. Realizimi i frizesë nuk është aspak e vështirë. Mund të krijohen me gërsheta klasike ose me pjastër me forma. Lëvizjet variojnë në forma të ndryshme: nga ato më të dendura dhe të theksuara (parë në sfilatën e Preen-it) deri te efekti i valëve të detit, që vijnë me onde më të mëdha. Nëse i doni flokët e ngrira, përdorni llakun përpara se të bëni gërsheta ose përpara se t’i bëni me pjastër. Për një efekt sa më natyral, spërkatini me pak llak vetëm pasi t’i përfundoni.

(d.b/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: