MAL I ZI – Modelja malazeze Ksenija Brkoviq ka humbur jetën mbrëmjen e së hënës, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në rrugën Podgoricë – Niksiq, ku janë përplasur dy automjete.
Modelja 24-vjeçare u transportua me urgjencë në spital, por nuk arriti të mbijetonte, për shkak të plagëve të rënda.
Mediat malazeze bëjnë të ditur se në aksident ka humbur jetën edhe politikani i ri malazez, Slavko Bakoviq.
(er.nu/BalkanWeb)
