Vanessa Moura, një modele nga Sao Paulo, Brazil, ka krijuar një parfum që synon të “ngjallë vëmendjen” e të tjerëve dhe të veprojë si një afrodiziak për atë që e përdor dhe për këtë arsye, përveç notave frutore të mandarinës, të bergamotit dhe piper rozë, përmban një… prekje të veçantë të djersës së saj.
“Era ime natyrale i josh meshkujt, kështu që djersa ime ishte përbërësi më i rëndësishëm në formulën e parfumit, i cili përfundoi duke u konsideruar një ilaç magjik erotik dhe seksual”, shtoi 29-vjeçarja. Në çdo shishe, ajo përziu 8 ml djersë të saj, për “një prekje sensualiteti dhe feminiteti” duke e promovuar atë si”aroma perfekte e takimit të parë”.
Moura tha gjithashtu se fansat e saj pajtohen, duke pretenduar se një fans i produktit e lavdëroi atë për “përmbushjen e asaj që premton . ” Përdoruesi i paidentifikuar pohoi se pas përdorimit të parfumit, burrat nuk mund t’i rezistonin asaj. Thuhet se një koleg e kishte dashuruar pothuajse menjëherë, duke e pyetur për një takim të dytë më pak se dy ditë pas takimit të parë.
“Është aroma perfekte për të dalë në takime dhe për të shijuar përvoja të këndshme me partnerin ose për të tërhequr vëmendjen e atyre që ju pëlqeni ”, tha Moura.
Aroma me nuancë djerse të kujton shumë “vabbing” – përdorimin e lëngut vaginal si parfum – trendi që përfshiu TikTok vitin e kaluar. Gratë e kishin identifikuar këtë aromë të veçantë si çelësin për të tërhequr burrat.
Megjithëse aroma natyrale e trupit priret të jetë e pakëndshme, ajo mund të ketë efekte të dobishme në disa raste. Një studim i publikuar së fundmi zbuloi se ekspozimi ndaj aromave natyrale të njerëzve të tjerë mund të ndihmojë në zbutjen e ankthit social.
Fenomeni bazohet në feromonet, kimikatet natyrore që ne emetojmë që luajnë një rol në tërheqjen. Një studim i mëhershëm tregoi se burrat mund të nuhasin kur një grua është e eksituar, ndërsa një tjetër tregoi se burrat beqarë nuhasin më fort se sa ata që janë në një lidhje.
