SHBA – Modelja e njohur Demi Rose vazhdon të jetë ndër emrat më të diskutuar në mediat rozë.Shpesh ajo bie në sy për pamjen e saj “të nxehtë” në rrjetet sociale, fotot e së cilës shtojnë çdo ditë numrin e ndjekësve të saj.
Kujtojmë që bukuroshja 22 vjeçare kohë më parë ka qenë në lidhje me reperin Tyga.Ndërsa së fundmi raportohet, se ajo është parë në Londër, në shoqëri të reperit Drake shkruan The Sun.
Modelja bukuroshe ka bërë çmos që të mos bie në sy duke mbuluar me dorë fytyrën e saj, ndërsa ishte veshur mjaft provokuese me një dekolte mjaft të hapur.
Po ashtu edhe Drake është munduar t’u bëjë rezistencë aparatëve fotografikë, por ka qenë e kotë.
(er.cu/BalkanWeb)
