SHBA
Cara Delevingne është një nga modelet më të famshme në botë. Ajo është një ndër fytyrat më interesante të industrisë së modës dhe po aq e përfolur për jetën e saj. Modelja ka pranuar hapur prirjet e saj seksuale duke deklaruar se është biseksuale.
Tani Cara Delevingne ka zbuluar për publikun se ajo është njeri më i mirë kur është e dashuruar. Modelja ka pranuar së fundmi se ajo është marrëzisht e dashuruar Ashley Benson, teksa ka pozuar në një set tepër të veçantë për revistën ELLE.
Cara u shpreh: “Nuk dua të jem më kaq e mbyllur rreth jetës sime, që njerëzit të mendojnë se ka diçka që më vjen turp. Në intervistë 27-vjecarja britanike tha se është në lidhje me Ashley që prej muajit maj të vitit 2018.
(BalkanWeb)
